Arrestohet ‘kapoja’ i drogës nga Burreli: Kërcënoi prokurorin


Ndalohet një person i shumëkërkuar i dyshuar si organizatori i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të drogës.

Sipas Ora News, i ndaluari është Marko Bushi banues në Urakë  të Burrelit.

Në tetor të një viti më parë Bushi kërcënoi prokurorin dhe forcat e policisë lokale të cilët kishin shkuar për asgjësimin e 10 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Myzë të bashkisë Mat.

Kercenoi prokurorin

Arrestimi i tij është bërë në një lokal në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, informoi sot (7 dhjetor, 2017) policia e shtetit dhe operacioni u kodua “Myzë”

“Më datën 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në  fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.

Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike” informon policia e shtetit

Organizatori i grupit kriminal

“Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal” vijon policia e Shtetit.

Më 21 mars 2017 Gjykata e Krimeve të Rënda cakoi masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për 41 vjeçarin banues në Urakë të Burrelit,  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i  narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Monika Lubonja: Ndjekja e ëndrrave  më bën të bukur

Nuk spikat vetëm për portretin e skalitur me tipare tipike të një...
Read More