Arrestohet pedofili në Durrës, ngacmoi në autobus dy vajza të mitura.

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka kryer vepra të turpshme me dy të mitura 10 dhe 11-vjeçare. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Ilmi Sulejmanin, 64 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr. 11 Durrës, në autobusin e linjës Durrës-Porto Romano ka ngacmuar me shikime, gjeste, fjalë shtetaset e mitura me iniciale K. M., 10 vjeçe dhe K. M., 11 vjeçe.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Vepra të turpshme’.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndërron jetë politikania e adhuruar në Indi

Mijëra njerëz po bëjnë homazhe për J Jayalalitha, një prej politikaneve me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *