Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin fatal, ku humbi jetën 19-vjeçarja

capture-73

Policia e Elbasanit ka arretsuar shoferin e një Fordi që shkaktoi aksidentin fatal në aksin rrugor Cerrik – Gostimë ku humbi jetën një vajzë 19-vjeçare dhe u plagosën 2 të tjerë. I arrestuari quhet Naim Halili, 58 vjeç, banues në Cërrik.

Sipas Policisë, a’rrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 123 BE, në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Shtërmen është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 015 MR drejtuar nga shtetasi S.H, 24 vjeç banues në fshatin Thanë.

Si pasojë, u aksidentuan dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët: A.H, 52 vjeç dhe L.H, 62 vjeç të dy banues në Cërrik. Të katërt shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja K.H, 20 vjeçe gjeti vdekjen

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Ska rindërtim pa tranzicion politik në Siri

Vendet që kundërshtojnë presidentin sirian, Bashar al-Assad, thonë se nuk do e...
Read More