Arrihet marrëveshja

shtrengimi-i-duarveTre muaj krizë, kërcënime, protesta, tërheqje, dreka, darka, negociata të dështuara dhe ndërmjetësim ndërkombëtar, kanë përfunduar me një shtrëngim duarsh alla-shqiptarçe dhe marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës.

Marrëveshja bazuar tek paketa McAllister është ende enigmatike dhe pritet të sqarohet në orët e ardhshme.

E sigurt është shtyrja e zgjedhjeve përtej 18 qershorit, por gjithashtu duket se të dyja palët ishin aq të kënaqura në fund që gjithçka përfundoi me futjen e opozitës në zgjedhje, saqë Edi Rama deklaroi se ishte “100 përqind dakord” me Lulzim Bashën.

Por, skepticizmi i lartë i këtyre tre muajve bëri që Lulzim Basha të ishte i përmbajtur në çadër pas takimit./TCH

Shkruar Nga
More from revista mapo

“Çadra e lirisë” ndodhet diku tjetër

Nga Ervis Iljazaj* Çadra e vendosur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë në...
Read More