Arsyeja përse femrat shtatzëna kanë shkëlqim të veçantë

Krahas të gjitha ndryshimeve të cilat i ndodhin femrës gjatë shtatzënisë, ajo disi duket më e bukur, rrezaton një energji krejtësisht tjetër.

Me siguri keni vërejtur që femrat të cilat janë shtatzëna duken disi të këndshme dhe kanë një shkëlqim të veçantë.

Kjo nuk është mit, shkëlqimi i shtatzënës është real, andaj për këtë ekziston shpjegim shkencor. Çfarë ndodh në të vërtetë?

Gjatë shtatzënisë vëllimi i gjakut shtohet edhe deri në 50%. Kjo shkakton skuqje natyrale të faqeve, sepse enët e gjakut mu nën sipërfaqe të lëkurës janë të zgjeruara.

Veç kësaj, shkëlqimi i shtatzënës ndodh për shkak të shtimit të nivelit të dy hormoneve – estrogjenit dhe progesteronit.

Niveli i shtuar i këtyre hormoneve shkakton tajitje të shtuar të sebumit, përkatësisht yndyrës në lëkurë të fytyrës, për ç’shkak shtatzënat shkëlqejnë ashtu, në kuptimin e plotë të fjalës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Afganistan: Dhjetëra ushtarë të vrarë e të plagosur nga sulmi taliban

Zyrtarët në Afganistan thonë se më tepër se 100 pjesëtarë të ushtrisë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.