Arsyet pse shtohen arrestet kardiake gjate pushimeve

auto_auto_tavisdf14825845821482585774

Një rritje e vdekjeve nga ataket kardiakë është vërejtur më parë nga shkencëtarët amerikanë, por një studim disi i dyshimtë nga Zelanda e Re zbuloi se ata që vdisnin rreth periudhës së Krishtlindjeve kishin disa karakteristike të çuditshme dhe më të rinj nga mosha mesatare.

Studimi shikoi rreth 700,000 vdekje gjatë viteve 1988 e 2013, teksa vetëm 200,000 kishin lidhje me problemet e zemrës. Studiuesit zbuluan se 4.2 për qind njerëz më shumë vdisnin nga zemra në kohën e Krishtlindjeve në krahasim me periudha të tjera të vitit.

Mosha relativisht më e ulët e atyre që vdisnin gjatë periudhës festive tregonte se mund të ketë reduktim të kujdesit në institucionet shëndetsore ose thjesht njerëzit nuk dëshironin të mjekoheshin pasi ishin duke festuar.

Ndërsa arsyeja tjetër më e trishtë, për më të vjetrit, ishte shtyrja e vdekjes deri pas festave, sipas studimit. Ndoshta rezultatet duhet të merren pak me shaka, pasi ato do të ishin të vlefshme sikur të mos kishin studiuar datat specifike, si dhe nga fakti se studiuesit nuk morën parasysh efektin e Krishtlindjeve për ata që kanë vdekur në spitale.

Shkruar Nga
More from Revista User

21 gjëra që nuk duhet t’ia thoni ndokujt që sapo e keni njohur!

Nëse njoftoheni me dikë në punë apo keni ndonjë takim me ndonjë...
Read More