Art me mbetjet metalike të makinave, imagjinata e iranianit në skulptura mbresëlënëse

Artisti iranian Bahram Ashofteh ka gjetur një mënyrë të veçantë plot imagjinatave për të përdorur pjesët e vjetruara të makinave. Ai krijon skulptura nga mbetjet metalike të shkatërruara dhe të panevojshme të makinave.

Art 1

Picture 1 of 11

Artisti ka 10 vite që e zhvillon zejen e tij të veçantë.

“Momentet më të mira për mua janë ato që i kaloj në punishte me skulpturat e mia. Secilën ditë një krijim i ri dhe ide të reja. Ky art është shumë i madh dhe plot variacione si një det i tërë”, u shpreh Bahram Ashofteh, artist.

Dizajnet e ndërlikuara për skulptura më të mëdha kërkojnë 5 deri 8 muaj. Së fundi artisti krijimet e tij i prezantoi në një ekspozitë në Tehran, ku disa nga skulpturat u shitën për qindra mijëra dollarë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shenjat që iu ndihmojnë ta kuptoni se po ju tradhëton partneri

Të gjithë bëhemi paranojakë sidomos kur vjen puna tek besimi që kemi...
Read More