Arta Marku, Kryeprokurorja e Përgjithshme rrëfen për punën dhe më shumë…

 

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë komentet e para për punën e saj në një intervistë për gazetarin Sokol Balla.

Ajo tha se gjatë karrierës së saj si prokurore në sistemin e drejtësisë është përballur shpesh me vështirësi, por tha se “nuk ka marrë asnjëherë kërcënime”.

“Kam bërë me korrektesë punën time. Nuk jam ngatërruar në asnjë gjë dhe mund ta them se nuk kam pasur asnjëherë gjëra të tilla”, – tha Marku.

Ajo bëri edhe një konstatim se “sistemin e drejtësisë e ka parë të degradojë vit pas viti”.

“Pas vitit 2009, por edhe më vonë pati një shkrehje të punës. Përflitej se do të kishte një reformë në drejtësi dhe kjo demotivoi prokurorët”, – tha ajo.

Prej tre muajsh ajo ndodhet ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem. Por kush është Arta Marku? Ja pershkrimi qe beri ajo te enjten ne emisionin e Sokol Balles, Real Story”:

“Vij nga një familje e thjeshtë, si shumica e familjeve shqitpare, me dy prindër të thjeshtë, babai ka qenë teknik i mesëm miniere, ndërsa mamaja ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës, deri pas viteve 90 ku si shumica e shqiptarëve filluan tregëti. Kam edhe një vëlla dhe nje moter më të vogël.

Familja ime e re, perbehet nga unë bashkëshorti dhe dy vajzat, njëra 8 vjece dhe tjetra 14 muajsh.

“Vij nga një familje e thjeshtë, si shumica e familjeve shqiptare, me dy prindër të thjeshtë, babai ka qenë teknik i mesëm miniere, ndërsa mamaja ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës, deri pas viteve ’90, ku si shumica e shqiptarëve filluan tregti. Kam edhe një vëlla dhe një motër më të vogël. Familja ime e re, përbëhet nga unë bashkëshorti dhe dy vajzat, njëra 8 vjeç dhe tjetra 14 muajsh”, tha Marku.

Më tej, ajo ka folur për momentin kur i është dashur të lërë qytetin e Shkodrës për t’u shpërngulur në Tiranë.

“Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit, e kam vonuar shpërnguljen për dy muaj se e kisha të vështirë, Tirana është qytet i zhurmshëm dhe i papastër krahasuar me Shkodrën, kemi ardhur dhe shpresojmë të përshtatemi për sa kohe do jemi”.

Marku ka treguar se vjen nga një familje e persekutuar, e cila i ka ndier në kurriz pasojat e regjimit.

“Mamaja ime e ka ndierë në kurriz persekutimin, babai ka qenë i dënuar dhe falë atij persekutimi mamaja ka mbetur pa shkollë pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera. Unë e kam ndierë shumë pak persekutimin, siç ishte atëherë, kur vinte në shkollë dikush i rëndësishëm, jepej tufa me lule, por unë edhe pse isha nxënësja më e mirë nuk u lejova të jap tufën me lule”, u shpreh Kryeprokurorja Marku.

Ndërsa për akuzat e hedhura ndaj saj pas zgjedhjes se kryeprokurore, Marku tha:

“S’e kam parë në këtë prizëm, s’jam ndierë e mbrojtur apo e sulmuar jashtë mase prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gjë s’kishte lidhje direkte me mua, jam e bindur për këtë Secili ka kauzat e veta, ishte diçka përtej personales”.

Si është të shkëputesh nga qyteti ku ke jetuar prej vitesh?

Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit, e kam vonuar shpërnguljen për dy muaj se e kisha të vësthirë, Tirana është qytet i zhurmshëm dhe i papastër kraharuar me Shkodrën, kemi ardhur dhe shpresojmë të përshtatemi për sa kohe do jemi.

Vini nga një familje e persekutuar?

Mamaja ime e ka ndierë në kurriz persekutimin, babai ka qenë i dënuar dhe falë atij persekutimi mamaja ka mbetur pa shkollë pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera.

Une e kam ndierë shumë pak persekutimin, sic ishte atëherë, kur vinte ne shkolle dikush i rendesishem, jepej tufa me lule, por une edhe pse isha nxënësja më e mirë nuk u lejova të jap tufën me lule.

A po e hetoni Llallën?

Kemi marrë përsipër përgjegjësinë që na ngarkon Kushtetuta… Natyrisht që kam një opinion por nuk është në natyrën time dhe në etikë që të jap një opinion. Kam një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa që nuk e gjej me vend të them. Të them të drejtën jam ndjerë shumë keq..është një vendim i rëndë heqja e vizës nga SHBA.

DASH tha që do ishte i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë nëse hap një hetim për të…

DASH është teguar gjithmonë i gatshëm për hetimin e çdo zyrtari, jo vetëm për rastin konkret, edhe për rastin konkret kanë qenë të gatshëm. Mund të them që Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i dites, 2 maj

Dashi Do të jeni gjatë gjithë kohës të edukuar dhe të sjellshëm,...
Read More
CLOSE
CLOSE