Arta Ndrecë Marku zgjidhet Prokurore e Përgjithshme mes tymit dhe protestave…

Arta Ndrecë Marku sapo u betua si Prokurore e Përgjithshme.

Pak më parë Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaosi.

Ndërkohë që jashtë po protestohej, deputetët kanë hedhur tymuese edhe brenda në sallë.

Kjo nuk e ka penguar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi që të vazhdojë seancën duke votuar ligjet.

Deputetët e opozitës janë mbledhur pranë foltores mes tymit.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ndërpreu seancën duke kërkuar kohë për votimin e fshehtë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në një seancë të pazakontë Kryeprokuroren e Përkohshme.

Ajo është Arta Marku.

Kjo e fundit u zgjodh me 69 vota pro.

Pavarësisht se në sallën e Kuvendit u hodhën tymuese, PS e miratoi emrin e saj.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi që votimet e tjera të shtyhen për seancën e radhës.

Kurse kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se duhen 20 minuta kohë që Marku të bëjë betimin në Kuvend.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kredia për biznes, a ja vlen të rrezikosh?

Ekonomia po jep shenjat e një rritjeje të qëndrueshme, ndërkohë që një...
Read More