Artan Hoxha: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro për t’u emëruar në krye të drejtësisë

Dy ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori në shqytrim rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza.

Pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit, Thanza rezultoi se kishte fshehur një dënim në shtetin italian, fakt i cili tronditi gjyqësorin, por edhe opinionin publik.

Një gjyqtar i dënuar me 40 ditë burg jepte vendime në Gjykatën e Lartë.

Por kush duhet të mbajë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarit Thanza në 26 vite të punës së tij?

I pyetur nga CNA.al, gazetari i kronikës Artan Hoxha është shprehur se institucionet që kanë pasur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre ishin Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha ngre alarmin se këto dy institucione nuk kanë bërë punën e tyre dhe për më tepër janë kthyer në mburojë të sistemit.

“Dy institucione zyrtarisht kanë patur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre. Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, por jo vetëm që nuk e kanë bërë punën e tyre, por janë kthyer në mburojë të sistemit.

KLD-ja që emeronte dhe shkarkonte gjyqtarët ka patur tarifa fikse për pagesat të cilat duhej të bënin gjyqtarët që të ngjiteshin në karrierë.

Një gjyqtare që e blinte vendin e punës sigurisht që do bënte korrupsion, mos harroni që vetëm për një emërim gjyqtari në Gjykatat e Shkallës së Parë paguheshin deri 300 mijë euro”, u shpreh Artan Hoxha

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjendet i vdekur djali i këngëtares Tina Turner, policia: Eshtë vetëvrarë…

Djali i madh i 79 vjeçares, Craig Raimond Turner, 59 vjec, është...
Read More