Artan Hoxha zbulon emrat e grupeve kriminale dhe zonat ku veprojnë

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, në lidhje me rendin dhe sigurinë në vend, flet për raportet e tij dhe grupet kriminale në Shqipëri.

Gazetari Artan Hoxha, referuar rastit të Moisi Habilajt, bën një analizë të grupit kriminal që operon në shqipëri, për trafikun e drogës.

“Kreu i grupit kriminal është nga zona e Skraparit, Vlorë, Tepelenë, Mallakastër dhe Gjirokastër, ndryshe quhet dhe grupi i “Rrjedhës së Poshtme të Vjosës” ose “Labëria”. Janë 5 grupe që kordinojnë veprimet dhe këtu bën pjesë rasti i Habilajt. Grupet kriminale nuk kanë bindje politike, janë në dispozicion të atij që investon tek ta, pasi ata kanë mbështetje të fortë financiare dhe kjo i vjen nga lartë”, ka deklaruar Hoxha.

Në vijim gazetari deklaroi se goditja e grupeve është shumë e vështirë, nisur nga mënyra se si mundohen ti kapin dhe sa publike i bëjnë detajet.

“Ata nuk goditen me fushatë siç tentoi ta bëjë drejtoi i përgjithshëm i policisë. Nëse ka një frymë të mirë, që duhet të jetë, duhet të bëjnë pa bujë dhe të na japin rezultatin”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të pathënat për gruan e Kim Jong-un

Për Ri Sol-ju, bashkëshorten e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong...
Read More