Artan Lame paralajmëron ristrukturim të ALUIZNI-t dhe garë për punonjësit e rinj

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku tregoi rezultatet e arritura në lidhje me legalizimet.

Duke bërë një analizë të punës së ALUIZNI-t, Lame tha se procesi i legalizimeve në zonat informale është mbyllur në masën 88% dhe se ka mbaruar procesi i matjeve në terren.

Gjithashtu ai shtoi se do të ketë një ristrukturim të të gjithë institucionit dhe i bëri thirrje të gjithëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ALUIZNI-t.

“Çështja e legalizimeve ndër vite ka qenë një “kalë beteje”, por në qeverinë Rama rezultoi histori suksesi. Ne kemi bërë një punë të mirë dhe i kemi kushtuar rëndësi legalizimeve sepse jemi të vetëdijshëm që pa pronësi të qartë, s’ka investim të sigurtë. Nzonat informale procesi i legalizimeve është mbyllur në masën 88%, ndërsa ka mbaruar edhe procesi i matjeve në terren. Gjithashtu kam një thirrje për të gjithë: Duke qenë se do të ristrukturohet i gjithë institucioni, ne hapim garën dhe ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ALUIZI-t”, deklaroi Lame.

Shkruar Nga
More from Revista User

Njihuni me trendin e Vjeshtë-Dimër 17-18

Tashmë, look-u nude nuk skandalizon më askënd. Edhe në këtë sezon stilistët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.