As në PS nuk i duan këshilltarët e larguar të LSI, deputetja: Burracakë!

As në Partinë Socialiste nuk e besojnë fabulën e bashkëpunimit të opozitës me Rusinë, që është bërë shkak që këshilltarët e LSI të largohen në masë drejt Partisë Socialiste.

Deputetja e PS, Adelina Rista, i quan këta kameleonë interesaxhinj e burracakë, që sipas saj, qëndrojnë në çdo kohë si këpusha mbi trup të PS.

“… Të zhgënjyer???!!! … Tani u qenkeshin hapur sytë???!!! … Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë pa lagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës… Fenomeni LSI!…… Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet… #FenomeniLSI#” shkruan deputetja e PS në një status në Facebook.

Pretekst për largimin e këtyre këshilltarëve nga LSI është zbulimi i lidhjeve të supozuara të Partisë Demokratike me Rusinë. Në shumë këshilla bashkiakë, kalimi drejt PS u bë duke lexuar pak a shumë të njëjtën deklaratë.

Por ndërkohë që akuzon njerëzit e LSI, që po ikin si interesaxhinj, deputetja e PS nuk ka guxuar të thotë asgjë për ata që kanë hapur dyert e PS ndaj këtyre njerëzve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ilir Meta zyrtarisht sot President

Ilir Meta do të marrë sot, zyrtarisht, detyrën e Presidentit të Republikës...
Read More