Asfiksimi i 60 nxënësëve në Shupenzë, sot pritet të lënë spitalin

Shëndeti i nxënësve të shkollës së mesme të Shupenzës është përmirësuar dhe sot pritet të dalin nga spitali. Disa janë shtruar në Tiranë, disa në Peshkopi e Bulqizë.

Dje në shkollën e mesme në qendër të Shupenzës janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar; për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, rreth 60. Ata u dërguan për trajtim në Bulqizë e Peshkopi dhe dy prej tyre, më rëndë, edhe në Tiranë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Njoftojnë Emergjencat Civile

Emergjencat Civile japin informacion për situatën e deritanishme nga përmbytjet në vend....
Read More