Assad provokon Perëndimin, telefonon Iranin: Sulmet na forcojnë

Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad ka reaguar për herë të parë pasi vendi i tij u sulmua me raketa nga SHBA, Britania dhe Franca.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë siriane, thuhet se këto sulme e bëjnë më të vendosur për të luftuar dhe shkatërruar terrorizmin në vend.

Në komentet e bëra gjatë një telefonate me Presidentin iranian Hassan Rouhani, Assad tha: “Ky agresion do të rrisë vendosmërinë e Sirisë dhe të popullit sirian që të vazhdojë të luftojë dhe të shtypë terrorizmin në çdo pëllëmbë të vendit”.

Nga ana tjetër, Presidenti Rouhani rikonfirmoi mbështjen e Iranit për Sirinë, tha Presidenca siriane.

Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad akuzohet nga vendet Perëndimore se po mbështet terrorizmin në vend dhe sulmon me bomba kimike popullsinë e tij civile. Një sulm i tillë ndodhi javën e kaluar, duke lënë të vdekur edhe fëmijë.

Kjo ka qenë arsyeja që SHBA, Franca dhe Britania sulmuan me raketa bazat e armëve kimike në Siri. Ofensivën ajrore e dënoi Rusia, e cila e konsideron vend aleat Sirinë. /tvklan.al

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: Me Ruçin në krye të Parlamentit, Rama mbron trashëgiminë e tij mizore familjare

Ish- kryemisnitri Sali Berisha ka reaguar sërish për kabinetin qeveritar ‘Rama 2’...
Read More