Assad thyen heshtjen: Historia po shkruhet, fjalët janë shumë të vogla krahasuar me atë që po ndodh!

A handout picture released by the Syrian presidency media office and made on September 2, 2013 in Damas shows Syrian president Bashar al-Assad answering questions by French journalist Georges Malbrunot. Syrian leader Bashar al-Assad warned today that Western military strikes would risk igniting a "regional war" in the "powder keg" of the Middle East, in an interview with French newspaper Le Figaro. AFP PHOTOHO/AFP/Getty Images

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha në një intervistë të enjten se bota do të jetë një vend tjetër pas çlirimit të Alepos, duke e përshkruar si një moment historik.

“Ajo që po ndodh sot është të shkruarit e historisë nga çdo qytetar sirian. Shkrimi nuk nisi sot, por gjashtë vjet më parë kur nisi lufta në Siri”, tha Assad në një deklaratë video të publikuar pasdite.

Operacionet e evakuimit të civilëve më në fund nisën të enjten si pjesë e armëpushimit që duhet se po i jep fund luftimeve në qytetin e shkatërruar të Alepos, që më parë ishte qyteti i dytë më i madh në Siri. Zhvillimi shënon një fitore të madhe për presidentin. Duke folur për zhvillimet ai iu referua momenteve të mëdha të historisë duke përfshirë lindjen e Krishtit, këshillat e profetit Muhamed dhe shembjen e Bashkimit Sovietik.

“Historia nuk është më e njëjta … pas çlirimit të Alepos ne mund të themi se ka ndryshuar jo vetëm situata në Siri por në të tërë rajonin. Historia po shkruhet tashmë dhe fjalët e përgësimeve janë shumë të vogla në krahasim me atë që po ndodh”, tha ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 16 mars 2017

Dashi Dite premtuese dhe plot ngjyra kjo e sotmja për te dashuruarit....
Read More