Assange heq dorë nga drejtimi i WikiLeaks

Julian Assange largohet, të paktën për tani, nga pozita e drejtorit të WikiLeaks, sipas shtypit londinez.

Vendimi ka ardhur pasi Assange prej muajsh nuk ka akses në internet dhe telefoni’ ose kontakte me njerëz nga jashtë ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ai jeton si refugjat prej më shumë se gjashtë vjetësh.

Për të zgjedhur pasardhësin ishte vetë Assange i cili nominoi gazetarin investigativ islandez Kristin Hrafnsson, bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe tashmë zëdhënës të Wikileaks.

“Dënoj trajtimin që po pëson Julian Assange, çka çoi në emërimin tim”,- tha Hrafnsson duke u zotuar gjithashtu për të siguruar vazhdimësinë e punës së Wikileaks në lidhje me idealet e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Keni menduar për Krishtlindjet? Këto janë destinacionet më të lira në Europë

    Një studim nga “Money Travel” ka hulumtuar koston e vizitave...
Read More