Astrit Patozi ka një tjetër shqetësim…



astrit patoziKa pasur media që kanë nxituar të bëjnë krahasime mes Astrit Patozit dhe Ben Blushit, duke i cilësuar si të ngjashëm për rolin e tyre brenda partive.

Por ndërsa Ben Blushi e ka shtuar dozën e kritikave dhe po thellon ndarjen me PS, Astrit Patozi e ka ulur dozën e kritikave ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Ditën e djeshme, kur në grupin e PD pati një debat në lidhje me praninë e ambasadorëve në mbledhje, vetë Patozi ishte i kujdesshëm për të ‘ngritur topin’ që Lulzim Basha të bënte komentet e tij për problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi”, mësohet të jetë shprehur deputeti demokrat Astrit Patozi, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Patozi mësohet të ketë theksuar se cilido qoftë fati i Reformës në Drejtësi, PD-ja duhet të përqendrohet te garancitë për zgjedhjet e ardhshme.

“Reforma në Drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale”, mësohet të jetë shprehur ai.

Por ky duket se është edhe shqetësimi i Lulzim Bashës.

Patozi është fokusuar te domosdoshmëria për përfshirjen e numërimit elektronik të votave zgjedhjet e ardhshme.

Sa i përket pjesëmarrjes së ambasadorëve, Patozi tha se PD-ja nuk ka zgjedhje tjetër, pasi pjesëmarrja e tyre është pasqyrë e katandisjes së Shqipërisë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Re Rama, ra

Nga Besart Kadia “Re Rama” mund ta kuptojmë si përshkrim të politikës së...
Read More