Astrit Patozi: Shkoni në Vlorë që të kuptoni ‘bashkimin’ e Lulzim Bashës

 
 

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.

Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.
E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar.


Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur? 


A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.


Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?
Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët. 


Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.


Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.


Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.


Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lumturohet Valbona Selimllari, e surprizojnë me buqetë lulesh!

    Ish-missi Valbona Selimllari është surprizuar ditën e sotme nga një buqetë...
Read More