Ataku kardiak i merr jetën aktorit shqiptar

auto_screenshot-9_1485442499-36387601485444220

Aktori i mirënjohur shqiptar, Gjergj Trola, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. Raportohet se Trola ka ndëruar jetë si pasojë e një infrakti në zemër teksa ishte ulur në një kafene afer Shallvareve, ne Tirane.

Mësohet se ai ishte ulur në këtë kafe, ku kishte lënë takim me miq të tij, të cilët e gjetën, me kokën mbi tryeze. Askush përreth nuk kishte kuptuar asgjë.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë.

Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore. Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës.

Trola me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore, ku ishte pjesë e organizatës Ecovolis.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 26 janar 2017

Dashi Një ditë e bukur për ata që janë në një marrëdhënie...
Read More