Atentat me armë ndaj nipit të ish-ministrit socialist…

Një i ri i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Tepelenës mbrëmjen e sotme. Mësohet se ai është Orjol Memushi, i cili për policinë është emër i njohur.
Sipas informacioneve të para, i riu është nipi i ish-ministrit të arsimit Luan Memushi.

Burime nga policia e Tepelenës pohuan për “BalkanWeb” se dyshohet se konflikti ka ardhur për çështje droge, pasi Memushi rezulton me precedentë penalë.

Gazetarja Brikena Meta, raportoi se personi që e ka qëlluar është me mbiemër Rrapaj, por ende nuk është zbuluar identiteti i plotë.

Memushi dhe Rrapaj janë konfliktuar me njeri-tjetrin dhe më pas dyshohet se, Rrapaj ka qëlluar në drejtim të tij por plumbi nuk e ka prekur.

Si Memushaj ashtu edhe autori i dyshuar njihen si përdorues droge nga policia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndahet nga jeta Zyhdi Dajti ish-kreu i Policisë Bashkiake

Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës dhe INUK-ut, Zyhdi Dajti është ndarë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *