Atentati me armë, biznesmeni i tullave refuzon të flasë. Ja çfarë u tha oficerëve të policisë

Biznesmeni Tofik Hyka, i cili dy javë më parë u qëllua me dy plumba në trup, ku njërin e mori në kokë e tjetri i kaloi afër zemrës, duket se e ka kaluar rrezikun që iu shkaktua.

Burime pranë bluzave të bardha bënë dje me dije se gjendja e tij është duke u përmirësuar, edhe pse pas ngjarjes gjendja e tij psikologjike ka qenë e rënduar.

Por burime pranë policisë bënë dje me dije për “Gazeta Shqiptare”, se hetuesit e çështjes kanë tentuar ta marrin atë në pyetje, pasi dëshmia e biznesmenit cilësohet si më e rëndësishmja për të hedhur dritë mbi motivin e krimit si dhe identifikimin e autorëve.

Sipas të njëjtave burime mësohet se Hyka nuk ka dhënë një dëshmi të vlefshme për policinë, duke u shprehur se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana tjetër, grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e dy personave që qëlluan me armë zjarri biznesmenin, teksa ishin duke lëvizur me një motor.

Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë u qëllua me 4 plumba paraditen e 28 qershorit të këtij viti, teksa ndodhej i ulur në verandën e një lokali dhe nën shoqërinë e një mikut të tij.

Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në kryeqytet. Për këtë ngjarje, policia i ka përqendruar hetimet te mundësia që shkak të jenë bërë borxhet që Hyka ka pasur, e sidomos gjatë kohës që ka qenë edhe pronar i fabrikës së tullave në Vorë.

Sipas policisë, përcaktimi i motivit të ngjarjes është tejet i vështirë, për faktin se konfliktet e tij kanë nisur që në vitin 1995, me vrasjen e Dritan Avdulit, i njohur si i forti i Shijakut, vrasje kjo e cila u pasua edhe me një sërë ngjarjesh të tjera.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bleona: “Në rast se harroni emrin tim”

Bleona Qereti ka befasuar me një foto dhe një deklaratë të befasishme,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.