Atentati me tritol që la ‘pa gjumë’ Fierin, ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë…

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, ku një lëndë eksplozive ishte vendosur në automjetin e shtetasit, Ervin Memo, 38 vjeç.

Policia ende nuk ka dhënë një konkluzion për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po heton në dy pista. Një prej tyre është ajo e konflikteve të pronësisë që ka familja e 38 vjeçarit, e cila prej vitesh ndodhet në gjyqe për këto çështje.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur sapo Memo ka hyrë në makinën e tij dhe sipas policisë ai ka qenë i telekomanduar.

Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në anën e pasagjerit në automjetin e 38 vjeçarit, i cili pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier, që u krye përmes një shpërthimi të dyshuar me telekomandë, “Fax News” ka siguruar pamjet e kamerave të bisneseve.

Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit./Fax News/

auto_6ba8ea9e-7060-440b-8183-82db2c799c291524346466auto_bd907737-af22-4196-8113-4ef711bdad591524346471auto_d887bf19-a1c5-400d-863c-ba90159757e71524346472auto_shperthimi1524391255auto_shperthimi11524391245auto_shperthimi21524391245auto_shperthimi31524391244auto_09ac5333-be49-4edd-8ae8-d1a9ba199b1e1524346470auto_77d9796a-4cba-4755-accb-d4f3c669a04a1524346470auto_shperthimi1524391255
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Koreja e Veriut çmonton stacionin e raketave

    Koreja e Veriut duket se ka nisur çmontimin e një...
Read More