Atentati në Vlorë, gjendet automjeti që përdorën vrasësit

foto-1-1

Pasi arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar të atentatit të mbrëmshëm në qytetin bregdetar të Vlorës, policia ka gjetur edhe automjetin që besohet se u përdor nga autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Fation Sinani.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Vlorës tha se “nga hetimet dhe kontrollet e kryera në terren, rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori” pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerave” është gjetur i braktisur një automjet tip Benz 2500 me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri.”

Policia dyshon se ky mjet mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Sinanit. 40-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së martës rreth orës 22:10.

Ai u qëllua me armë zjarri tip pistoletë në hyrje të pallatit ku banonte në lagjen “Partizani”. Ndërkohë, policia tha se ka arrestuar njërin prej dy autorëve të dyshuar për krimin, 42-vjeçarin Neritan.Q.

Shkruar Nga
More from Revista User

Era istrefi rikthehet në toplistën e Billboard

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, pas publikimit të këngës së saj të parë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *