Athina për gurët e Çamërisë në sheshin “Skënderbej”: Irredentizëm shtetëror

sheshi-2

Athina zyrtare ka reaguar me vonesë për vendosjen e gurëve nga Çamëria në sheshin Skënderbej, që u inaugurua para pak ditësh në Tiranë.

Në një deklaratë të Ministrisë së jashtme greke, të publikuar pasditen e të hënës, thuhet ndër të tjera se “dënojmë vendosjen në sheshin qendror të Tiranës të gurëve me prejardhje nga zona të ndryshme të Ballkanit, përfshirë dhe të rajonit grek të Filatit”.

Për qeverinë greke kjo përbën “një akt shtetëror që kultivon dhe fsheh irredentizëm”.

Athina zyrtare e quan “një tjetër provokim nga ana e qeverisë shqiptare, që minon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Më tej në deklaratë,. Ministria e jashtme greke, shpjegon se përse ka reagim ka ardhur me vonesë:

“Në respekt të fushatës zgjedhore në vendin fqinj, MPJ nuk nxorri deri më sot asnjë deklaratë që do të mund të interpretohej si ndërhyrje të procesin elektoral”, vihet në dukje në deklaratë.

Sipas deklaratës, Athina zyrtare ka kryer “demarshet e nevojshme pranë miqve, partnerëve dhe organizmave ndërkombëtarë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Akuzuan drejtorin për pedofili, zbardhen dëshmitë e nxënëseve: Më ngacmoi dhe në korridor

Zbardhen detaje nga ndalimi i Yzedin Hajdarajt, drejtorit të shkollës së mesme...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *