Audio-përgjimi: Prangoset nga policia ‘Dëshmitari X’…?

‘Dëshmitari X’, personi i cili është objekti i audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është arrestuar nga policia.

Lajmi ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga policia është bërë publik nga eksponentë të opozitës.

Sipas opozitës, dëshmitari është arrestuar rrugës për në Kosovë, pasi po largohej nga Shqipëria për shkak të frikës së jetës së tij.

Opozita thotë se ‘Dëshmitari X’ është ndaluar dhe po mbahet nën arrest. Policia kishte ngritur disa postblloqe për kapjen e tij.

Gjithashtu edhe familja e personit që është në audio-përgjimin e PD, është larguar jashtë Shqipërisë pasi ndaj saj po ushtrohet një presion i madh.

Basha bëri pyetjen “Nga e njohën ‘Dëshmitarin X’, apo se e dijnë mirë se me kë kanë folur Xhafa i madh edhe Xhafa i vogël..”

Ndërkohë Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është nisur drejt Italisë.

Agron Xhafaj mësohet se është shoqëruar nga avokati Ardian Visha, i cili pak ditë më parë depozitoi në Prokurori një padi në emër të Agron Xhafajt ndaj dy deputetëve të PD-së, Alibeaj dhe Salianji dhe këshilltarit ligjor, Bardhi.

Xhafaj, përmes avokatit të tij ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një padi penale për “kallëzim të rremë” për zyrtarët e PD-së.

Ai i konsideron pa bazë akuzat dhe çdo insinuatë që e lidh atë me audio-përgjimin. Xhafaj është shprehur se nuk është asnjëri prej personave që flet në atë audio-regjistrim.

Agron Xhafaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite e dy muaj burg, për trafik të lëndëve narkotike.

Ai tashmë ndodhet në Itali, ndërsa kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha në Kuvend se Xhafaj u shoqërua i paprangosur.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Këto janë 12 ushtrimet për një trup perfekt

  Alex Silver-Fagan, një trajnere e Nike, është një prej atyre njerëzve...
Read More