Australia shqyrton ndalimin e laptopave në aeroplanë

aeroplan

Kryeministri i Australisë, Malkom Turnbul deklaroi të mërkurën se vendi i tij po shqyrton ndalimin e laptopave dhe tabletëve në aeroplan, por nuk ka zbuluar se kur masa e re do të hyjë në fuqi.

Turbul nuk ka dashur të zbulojë nëse vendimi për ndalimin e pajisjeve elektrike në aeroplan është i lidhur me kërcënimet terroriste të Shtetit Islamik, për të cilat presidenti amerikan Donald Trump ka biseduar me zyrtarët rusë.

Ai ka zbuluar se vendi i tij po shqyrton ndalimin e laptopave dhe tabletëve në fluturimet nga disa vende të Lindjes së Afërt, ashtu siç kanë vepruar SHBA dhe Britania e Madhe.

Autoritetet amerikane në mars ndaluan përdorimin e laptopave, tabletëve dhe pajisjeve tjera më të mëdha se sa telefoni mobil gjatë fluturimeve nga SHBA.

Zyrtarja amerikane Elen Djuk do të bisedojë sot në Bruksel lidhur me këtë çështje me kolegët e saj evropianë.

Ndalimi i përdorimit të kompjuterëve mund të shkaktojë çrregullim në aeroportet evropiane nga të cilat për SHBA në javë fluturojnë më shumë se 3.250 aeroplanë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bosi i Cosa Nostra që s’u pendua kurrë, fjalët e fundit që i tha gruas nga qelia

“Unë nuk pendohem … ata nuk do të me përkulin mua.” Asnjë...
Read More