Avioni francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”

Momente frike janë ngjallur në zonën e Bergamos në Itali, pasi u dëgjuan zhurma të forta, sipas dëshmitarëve që raportonin në rrjetet sociale. Jehona u ndje qartë edhe në Milano e Brescia.

Por ato që shkaktuan zhurmën ishin dy avionë të Forcave Ajrore ‘Eurofighter’ që gjëmonin një avion francez që kishte kryer një manovër të dyshimtë. Avioni kishte humbur kontaktin me radio.

Alarmin në qiellin italian e përhapi fluturimi i “AirFrance AF671A” dhe që drejtohej për në Paris. Gjatë fazës së fluturimit mbi Valle d’Apsta, avioni zhvilloi një manovër të paparashikuar.

Për këtë arsye urdhri për ndjekje u dha nga Forcat Ajrore Italiane kur dy “Eurofighter” u nisën për të kapur avionin francez.

Por gjithçka u sqarua pasi “AirFrance” që shkaktoi alarmin ushtarak mbi qiellin italian, zbuloi se kishte një problem teknik me sistemet e radios.

Image result for Air France AF671A Eurofighter

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Para se të bëhej një ‘Sex simbol’, Angela Martini dukej si…

Angela Martini është një nga modelet dhe ish – miss-et më të...
Read More