Avioni ushtarak përplaset sapo ngrihet nga aeroporti, nëntë të vdekur në Porto Riko



Një avion ushtarak është aksidentuar ditën e sotme, duke shkaktuar 9 të vdekur. Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor, tha Garda Kombëtare.

Pamjet e publikuara tregojnë rrënojat e aeroplanit të përfshira në flakë dhe tymin e zi.

Viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë të tjerë.

Ushtria po heton se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës.

Ai ishte prodhuar të paktën para 50 viteve. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak momente pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti, raporton CNN. Në terren nuk pati të lënduar.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Nesër shkarkohet Xhafaj, Sandër LLeshi emërohet zëvendës ministër

Neser pritet qe te mbahet nje seance e jashtezakonshme er Kuvendit ku...
Read More