Avokati i Fran Frrokajt: Ju tregoj se çfarë ndodhi në darkën e Ramës me kryetarin e Bashkisë

 


Bashkë me Neshat Fanën, Adrian Leka është avokati tjetër i Fran Frrokajt, kryetarit të Bashkisë së Lezhës. Pedagog në Fakultetin juridik në Universitetin e “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. E veçanta është se Leka ka qenë për 8 vjet kryetar i degës së PS në Mirditë dhe kjo nuk e ka penguar të jetë avokat i një kryebashkiaku të PD. Ai është i bindur që Frokaj është i pafajshëm. Ekskluzivisht për gazetarin Roland Qafoku në emisionin ‘Debati në Channel One’, Frrokaj ka dhënë detaje nga ky proces.

Zoti avokat, çfarë ka ndodhur me procesin e tokave në Lezhë?

Së pari ju falënderoj për ftesën. Jam i habitur nga disa lajme sipas të cilave kryetari ka dhënë udhëzim për punët në bashki. Kjo nuk është e vërtetë.

Zoti avokat, si ka mundësi që i njëjti gjyqtar jep masën ‘ok’ për arrestimin e kryetarit Frrokaj dhe të tjerëve dhe masën e sigurisë arrest dhe pas dy ditësh i njëjti gjyqtar jep masën e sigurisë arrest shtëpie?

Sot është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie. Duket se jemi në ngushtmëri. Sot prokuroria ka vënë në dispozicion aktet e ekspertizës dhe aty ka patur ngutje. Sepse nuk mund të themi ne që një kryetar bashkie ka rrezik ikje. Ai është zgjedhur për të drejtuar komunitetin. Unë jam i pakënaqur nga vendimi i sotëm.

Argumentet ishin të llojit që ne kishim vërtetimet të cilat vërtetuan sepse aty ishte një lapsus ose një keqdashje unë nuk e di si mund ta quaj sepse bashkia nuk prodhon tapi, as me ligjin e vjetër, me ligjin e ri po. Akuza ishte për rastin e tapive dhe regjistrit kadastrial. E cila sipas ligjeve në fuqi dhe ligjeve që kanë qenë më parë nuk i ka në kopetencë pushteti vendor. Lind pyetja tjetër Këtë dokumentin ku e ka marrë? Sipas ligjit të famshëm 7501 me të cilin unë nuk jam dakord ka pasur rregull që të prodhohej në dy kopje autentike tapia dhe poshtë tapisë shkruhet: Kjo prodhohet në dy kopje, një kopje e mban qytetari, një kopje i dorëzohet zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme. Nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur që në asnjë pushtet që të zëvendësojë zërin kadastral sepse sot ndryshohet sipas VKM. Nuk mund të ndryshojë askush tjetër.

Zoti Leka çfarë ndodhi në Lezhë. Përse pas vendimit për arrest shtëpie, u vonua zbatimi i këtij dënimi?

Kjo shihet edhe arsyeja përse erdha pak me vonesë në emision. Unë ju falënderoj për ftesën dhe dua të them se ky është një proces i gabuar dhe pa asnjë arsye prokuroria kërkoi arrest me burg dhe gjykata në fillim dha ‘ok’ ndërsa sot në njohjen e kësaj ane dha arrest shtëpie. Jam shumë i pakënaqur nga vendimi i sotëm por edhe nga vendimi i parë. Ky është një proces penal i nisur nga prokuroria e Lezhë mbi bazën e disa denoncimeve të bëra nga disa qytetarë të ndryshëm që janë ndjerë të mashtruar për tjetërsim të pronës. Deklarojmë se kryetari i bashkisë Fran Frrokaj nuk ka asnjë lidhje me këtë proces dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Është zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që ka kryer veprime dhe shkelje të ligjit dhe më pas ka tentuar t’ia ngecë bashkisë. Kjo është e papranueshme. Sa për veprimet e punonjësve të bashkisë ato janë individuale dhe përgjegjësia është po individuale. Nuk mban përgjegjësi Fran Frrokaj për përgjegjësitë e të tjerëve. Unë ju njoftoj se nesër do depozitoj në Gjykatën e Apelit të Shkodrës kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Fran Frokaj dhe jam i bindur se ai do lirohet.

Zoti avokat, a është ky një proces politik siç kanë thënë disa eksponentë të Partisë Demokratike meqenëse Frrokaj është kryebashkiak i caktuar nga PD?

Unë nuk bëj deklarata politike dhe them se ky nuk është një proces politik. E thashë edhe më lart që është Hipoteka ajo që ka bërë veprime për t’ia ngecur bashkisë e cila nuk ka asnjë përgjegjësi dhe detyrim.

Po vendimi i sotëm a u ndikua nga protesta e banorëve?

Jo nuk besoj në këtë. Ata janë disa banorë të Lezhës që e quajnë të padrejtë arrestimin e kryetarit. Unë e them me bindje që Frrokaj është i pafajshëm dhe nuk ka të bëjë me këtë çështje.

Nuk mund të themi që bashkia është zhvendosur në qeli, Bashkia është bashki, dhe është në shërbim të qytetarëve. Kryetari Fran Frrokaj aktualisht nuk ka të drejtën e firmës. Përderisa sot jemi në një masë ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje që në fakt ka një problem se nuk është e përcaktuar se si do të jetë kjo masë arrest shtëpie. Nuk e dimë ende nëse do jetë me byzylykë apo me policë. Aktualisht sot janë lënë dy policë te banesa e kryetarit Fran Frrokajt. Mbikëqyrje do të thotë se nëse unë dyshoj se ti ke ikur unë të vi të kontrolloj banesën. Atëherë nëse ti nuk je i bie ke thyer urdhërin dhe jep përgjigje. Kjo ishte arsyeja që unë u vonova për të ardhur në emision sepse aty janë stacionuar dy policë te shtëpia e cila është një banesë private, jo në pallat. Çfarë është mbikëqyrje. Mbikëqyrje është rasti tipik që policia mund të shkojë në çdo orë edhe në orën 24:00 dhe nëse ka dyshime mund të shkojë të bëjë sondazhe nëse ndodhet në banesë apo kemi një vëzhgim 24 orë që do ketë pasoja. Atëherë përse nuk e la në Shën Koll dhe vjen dhe e lë aty?

Si funksionon aktualisht bashkia e Lezhës? A ka të drejtë kryetari Frrokaj të ushtrojë detyrën, të hedhë firmë apo të japë udhëzime?

Aktualisht bashkia ka struktura dhe persona të tjerë që drejtojnë dhe funksionojnë. Ka nënkryetarë që bëjnë punën e kryetarit. Derisa nuk kemi një vendim të formës së prerë të fajësisë apo të pafajësisë nuk mund të firmosë. Kjo ndodh vetën nëse do ketë një ndryshim të masës së sigurisë. Nëse Gjykata e Apelit vendos që të mos jetë kjo masë sigurimi por për shembull detyrim paraqitje, garanci pasurore apo bllokim të pasaportës apo urdhër për të mos dalë jashtë shtetit .

Po si duhet të hetohet?

Për mua duhet të hetohet bashkia, Këshilli i Qarkut dhe ZRPP por përse duhet të aplikoj masën arrest në burg kur ti masën shtrëngues e ke, kallëzimin e ke, akt ekspertimin e ke. A keni dëgjuar në ndonjë vend që fluturon prona?

Zoti Leka, përse pikërisht lezha u bë targeti i drejtësisë duke arrestuar dhe kryetarin e bashkisë?

Kjo sepse Lezha është një lloj epiqendër e Veriut. Lezha ka edhe fushën edhe malin. i Ka edhe detin.

Kthehemi përsëri te pyetja që lidhet me politikë. Para disa javësh kryeministri Edi Rama ka qenë në Lezhë. Përveç një proteste që u zhvillua atje në mbrëmje Rama organizoi një darkë. Në media këto ditë është shkruar se pjesëmarrja e Fran Frrokajt në këtë darkë ishte gabim madje e cilësuan si darka e gabuar sepse prej Ramës mund ti ndodhte diçka. A ishte kjo arsyeja politike e këtij arrestimi siç është shkruar në media? Çfarë ishte kjo darkë?

Kryetari Frrokaj ka qenë i pranishëm në darkë e zgjeruar. Kryeministri Rama ka bërë praktikë tashmë që në disa qytete ka zhvilluar mbledhje të qeverisë. Një prej tyre ishte edhe Lezha. Mendoj se kjo praktikë e Ramës është pozitive. Tani të shkojë kryeministri në Lezhë, të zhvillojë një mbledhje qeverie, ta ftojë kryetarin e bashkisë dhe ai të mos shkojë kjo nuk është normale. Për mua si kryeministri që e ftoi dhe kryetari i bashkisë që pranoi ftesën kanë treguar vlerë qytetare duke respektuar institucionet. Unë kam qenë vetë i pranishëm në atë darkë. Ishte në një lokal dhe unë isha ulur në tavolinën e drejtësisë që quhej, pra me juristë sepse kishte disa tavolina një ishte e arsimit, një tjetër me të bujqësisë dhe me radhë. Diskutimet ishin normale se ç’mund të bëhej për Lezhën se çfarë mund të bëhet më mirë. Kryeministri me kryetarin e bashkisë ishin në një tavolinë dhe qëndronin përballë.

A ka lidhje ky arrestim me këtë darkë?

Unë nuk e mendoj se ka lidhje. Mos ta politizojmë rastin. Unë i ftoj me shumë dëshirë avokatët në studio edhe për çështje konkrete si kjo e juaja por nuk i lë pa pyetur se sa kanë marrë dhe marrin për procesin.

Konkretisht ju avokat sa lekë do merrni nga ky proces si avokat i kryetarit të bashkisë së Lezhës?

Është një përgjigje që lidhet me tarifat e përcaktuara me ligj dhe çdokush e di se sa janë ato. Nisin nga 50 mijë lekë të reja. Dhe aktualisht për këtë proces nga fillimi deri në fund në të gjitha shkallët shkojnë deri në 150 mijë lekë të rinj. Këto janë tarifa fikse dhe nuk ka vend për zbulime sepse unë i nënshtrohem taksave dhe faturës tatimore. Kështu që nuk ka ndonjë zbulim apo diçka të re.

Por kjo pagesë është nëse fiton. Por nëse e humbet?

Nuk ka përcaktime të tilla. Por pagesa është mbi bazën e shërbimit që kryen. Unë kam marrëdhënie shumë korrekte me ligjin dhe detyrimet financiare.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dasma Mbretërore: Princi Charles vendos ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit

  Princi Charles ka vendosur ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit të...
Read More