Avokati i Tahirit: Kërkesa e prokurorisë është e pabazuar në ligj dhe në prova

Avokati i deputetit Saimir Tahiri, Artan Hajdari tha se seancat e Këshillit të Mandateve duhej të ishin të hapura, pasi prokuroria nuk ofroi ndonjë provë.

“Seanca duhej të ishte e gjitha publike. Nuk është ofruar ndonjë provë. Jurisprudenca nuk është bindje, por shkencë,” tha Hajdari.

Sipas tij, “heqja e lirisë është një masë shtrënguese ekstreme”.

“Kërkesa e prokurorisë është e pabazuar në ligj dhe në prova. Kuvendi të mos e pranojë. Provat të mos merren në konsideratë, pasi nuk përbëjnë indicie për dhënien e autorizimit për arrestimin. Vlerën provës ia jep gjykata”.

“Dy prova ka përmendur prokuroria. Një akt juridik, që është kontrata e shitjes mes deputetit dhe qytetarit ndaj një personi që mendohet ose ka lidhje familjare. Është një marrëdhënie juridike që nuk ka vlerë për këtë proces, por vetëm për palët për atë qarkullim civil dhe jo marrëdhëniet penale.

Prova dy: Fakti që makina që është shitur dhe është përdorur  është sërish tymnajë. Sistemi TIMS nuk tregon se ka udhëtuar Tahiri me personin në kërkim.

Prokuroria ka materialet që janë marrë nga media. Nuk ka asnjë implikim që tregon lidhje direkte dhe indirekte, periferike apo aksidentale, apo dyshime që mund të krijojnë bindje në lidhje me veprimtarinë e atij grupi kriminal”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zgjedhjet në Gjermani konfirmuan projektin europian, por dhe rrezikun e tij

Nga Ervis Iljazaj Angela Merkel është rikonfirmuar për herë të katërt si...
Read More