Avokati: Të rrëzohet kërkesa! PD: Tahiri tha se refuzon imunitetin

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari në fund të fjalës së tij, i kërkoi deputetëve që të rrëzojnë plotësisht kërkesën e prokurorisë, duke mos lejuar arrestimin apo kontrollin e banesës.

Kjo solli reagimin e deputetit të opozitës, Enkeljd Alibeaj, që tha se më 17 tetor, në një konferencë për shtyp, Saimir Tahiri deklaroi se nuk do të mbrohet pas imunitetit parlamentar.

“Ti ke të drejtë të hash fjalën, por ke thënë se nuk do të përfitosh nga imuniteti”, tha Alibeaj.

Në përgjigje të tij, avokati Hajdari tha se ata janë në dispozicion të hetimit, duke shtuar se është jurist dhe nuk i lejohen deklaratat politike.

Kurse Tahiri theksoi: “Unë jam këtu që të dalë e vërteta. Unë i përkas atij niveli dhe edukimi nga familja, morali dhe raporti njerëzor. Unë do kërkoj çdo provë, që të dalë e vërteta, pa asnjë hezitimi. Por do refuzoj çdo politizimi, të llumit, edhe të rrugës, të kujtdo tjetër, që të më vërë mua pesha të pamerituara”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zanat moderne të maleve

Dy shqiptare dhe një amerikane që kanë vendosur të jetojnë, mbrojnë dhe...
Read More