Azil me motiv gjakmarrjen? Tashmë e pamundur, ja pse

Arsyeja e azilkërkimit për shkak të gjakëmarrjes, nuk është e justifikueshme për ata që e kanë të rremë si arsye pasi do të zbulohen shpejt. Kjo pasi është krijuar baza e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri nga Policia e Shtetit.

“Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandalojë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përforin këtë motiv për të kërkuar azil. Për herë të parë, Policia e Shtetit po krijon një bazë të të dhënave për gjakmarrjen në Shqipëri, për evidentimin dhe historikun e individëve apo familjeve të prekura nga Gjakmarrja.

Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Vazhdimisht Policia e Shtetit merr kërkesa nga homologët e tyre për verifikimin e deklaratave të shtetasve shqiptarë që pretendojnë se janë në gjakmarrje. Administrimi i një baze me këto të dhëna do të shërbejë për parandalimin e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivisht në punën e Policisë së Shtetit duke ofruar konsultimin e të dhënave dhe marrjen e informacionit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arkitektura moderne, shtëpi luksoze nën tokë…

A mund ta paramendoni veten duke u kthyer nga puna në shtëpi,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.