Babagjyshi i Vitit të Ri nuk është më nga Groenlanda?

Prej një kohë shumë të gjatë, ishulli arktik i Groenlandës ka pretenduar se është atdheu i plakut të shëndoshë me mjekër të bardhë, i veshur me të kuqe dhe me gjyslyke të rrumbullakta, i cili njihet si Babagjyshi i Vitit të Ri apo botërisht si Santa Klaus.

Por, pretendimi se Santa Klausi, të cilit miliona fëmijë i dërgojnë listën e dëshirave, nuk e ka origjinën nga Groenlanda mund të ndryshojë, pikërisht një ditë përpara shkëmbimit të dhuratave, sipas televizionit publik danez, DR.

“Në Danimarkë është rrënjosur ideja se Babagjyshi i Vitit të Ri na përshëndet nga Groenlanda, ndërkohë që në vende të tjera kjo ide lidhet me Finlandën. Dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë”, thotë Lykke Geisler Yakaboylu, shefe e agjencisë turistike ”Visit Greenland”.

Sipas folklorit finlandez, shtëpia e vërtetë e Santa Klausit ndodhet në zonën malore finlandeze të Korvantunturi, në Laplandin Lindor. Megjithatë, ai shpesh mendohet ta ketë patur shtëpinë në fshatin Santa Claus, pranë Rovaniemit, në Rrethin Arktik, i mbushur me dyqane, restorante, pista rrëshqitjeje dhe atraksione të tjera.

”Gjatë viteve ’90 u bënë përpjekje që ta përcaktonin zyrtarisht Groenlandën si shtëpinë e Babagjyshit të Vitit të Ri, por nuk pati asnjëherë sukses, megjithatë edhe sot ne themi se ai është nga Groenlanda”, thekson Yakaboylu.

Shtete të tjera që pretendojnë origjinën e Babagjyshit të Vitit të Ri janë edhe Turqia dhe Rusia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident në Tiranë, urbani aksidenton për vdekje të moshuarën

Një aksident me vdekje ndodhi në orët të mëngjësit pranë “Urës së...
Read More