Babai që mori në qafë të birin: Avni Majollari nuk do shkojë në varrimin e Marios

Mario Majollari e dinte se ishte i mallkuar, jo për fajin e tij, por të babait.

Në vitin 2000, Avni Majollari kishte vrarë dy persona në Tiranë dhe për këtë ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por mbrëmjen e shkuar, mallkimi mori formën e plumbave.

Mario Majollari u qëllua për vdekje nga Kastriot Gjuzi, sipas policisë.

Kastrioti është vëllai i Ilir Gjuzit, një nga viktimat e Avni Majollarit.

Ky i fundit nuk ka bërë deri më tani kërkesë për të shkuar në varrimin e të birit.

Kjo për shkak të konflikteve me familjen e ish-gruas.

Mëngjesin e sotëm, fqinjët e tij kanë vendosur tufa me lule dhe kanë ndezur qirinj në vendin ku u vra 28-vjeçari. Të tronditur nga ngjarja dhe mes lotësh, ata thonë se Mario ishte një djalë shembull, i arsimuar, dhe i qetë.

Fqinjët thonë se nuk ishin në dijeni të së shkuarës së babait të Marios, pasi prindërit e tij ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Nëna e tij është kujdesur për ta rritur dhe arsimuar.

Ata thonë se Mario ka punuar që në moshë të vogël, për të përballuar shpenzimet. Por edhe pse e kishte ndjerë rrezikun dhe kishte kërkuar azil, 28-vjeçari mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kujdes! Ky produkt shkakton kancer… ja çfarë u ndodhi 22 grave në SHBA

  “Johnson & Johnson” është urdhëruar t’i paguajë 4.7 miliardë dollarë dëme...
Read More