Babai u vrau nënën/ Apeli i fortë i fëmijëve: Ishte bota për ne! Na ndihmoni ta bëjmë krenare

Një javë më parë, mbrëmjen e 8 Qershorit, Adriana Shaholli ndërroi jetën në moshën 40 vjecare. Ajo u dhunua nga bashkëshorti, Çllirim Shaholli i cili për një konflikt banal i përplasi kokën në çimento.

Dhimbja është e madhe për Adrianën që u largua nga kjo botë në moshë të re, por edhe për 6 fëmijët e saj që kanë mbetur jetim dhe në kushte tejet të vështira ekonomike.

Dy fëmijët më të mëdhenj, adoleshentë punojnë për tu ushqyer. Ndërsa 4 të tjerët janë të vegjël. Ata sot kanë një apel të fortë për ndihmë. “Fundjava Ndryshe” ka qenë në shtëpinë e tyre në Durrës, pasi po mbledh donacione për ti ndihmuar.

Vajza e madhe e familjes Shaholli shprehet:

“Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë.

Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase…. ”

Ndërsa djali shprehet: “Ai (babai) s’merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë”./Opinion.al/

Apeli i plotë në videon më poshtë:

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ermonela Jaho, Ëndërrimtarja e bukur

    Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho u rrit duke shpresuar që një...
Read More