Babë e bir marrin peng pronarin e një lokali në Bllok

policia-e-shtetit-800x447_1

Babë e bir nga Tirana kanë marrë peng pronarin e një lokali në ish-Bllok për një borxh prej vetëm 7000 lekësh.

Policia njoftoi se ka arrestuar djalin dhe ka nisur procedimin në liri ndaj të atit.

Më datë 31.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit, Erjon Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe procedimin në gjendie të lirë të shtetasit, Q. Basha, 71 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartë përmendur më datë 31.01.2017, në Rrugën “Sami Frashëri”, kanë mbajtur pa dëshirën e tij, shtetasin D. P., 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 Lekësh, shumë të cilën ky shtetas i detyrohej shtetasve të lartë përmendur. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Meshkujt me mjekër janë sërish në modë

Kishte vite që mjekra kishte dalë nga moda, por jemi mësuar tashmë...
Read More