“Babi im nuk jeton, por jetoj unë për të”, gruaja e Dr.Florit përlot me postimin mbi të birin

Në muajin e sindromës Down, mesazhet dhe postimet sensibilizuese vijnë nga të gjitha anët.

Nga shoqëria civile, media, por sidomos nga prindërit që jetojnë me një fëmijë që vuan nga kjo sindromë.

E në mesin e personazheve publik, është dhe bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Dr.Flori, e cila përmes një postimi të fundit të saj në Instagram, ka vendosur që në disa rreshta të na njohë me historinë e të birit,Daniel Kondi, nga ngjizja e tij e deri tek lindja dhe të jetuarit çdo ditë me një fëmijë me sindromën Down.

Mesazhi prekës i Blerinës:

“Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel që më pëlqen kaq shumë. Rrugëtimi im ishte shumë i bukur, siç është i të gjitha bebeve! Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos…

Kisha vetëm 4 muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe unë mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë…I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin madje shpesh herë edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre dhe pavarësisht çdo gjëje do më donin shumë.

Ditën që erdha në jetë nuk do ta harroj kurrë që babi më mori në krahë dhe tha: “Daniel, babi të do shumë shumë, ti je shumë i çmuar për mua!” A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më, por ja ku jam unë që jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi e shtoi edhe më shumë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fotot e anijes me emigrantë, Salvini: Nuk do  e kthejmë Italinë në kamp të madh refugjatësh

Një anije me 629 emigrantë të shpëtuar teksa po kalonin Mesdheun, ka...
Read More