Balerina e njohur i uron babait ditëlindjen në mënyrën më të bukur

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një histori suksesi e cila kishte si bazë mirënjohjen e një vajze ndaj babait të saj. Kjo ishte historia e balerinës së njohur të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Lori Bala.

Ajo kishte ftuar në program babain e saj, Xhevdetin për t’i uruar 70-vjetorin e lindjes dhe për ta falenderuar për gjithçka që ai kishte bërë për të.

Në studio Lori rrëfeu se babai i saj kishte ëndërruar gjithmonë që të ishte një balerin, por për shkak të një dëmtimi, ëndrra e tij ishte ndërprerë. Por që në fëmijëri Xhevdeti kishte transmetuar tek Lori ëndrrën e tij, e kishte mbështetur, i kishte qëndruar pranë që ajo të bëhej balerina e suksesshme që ne njohim sot.

Ndonëse e emocionuar dhe e përlotur, Lori iu drejtua babait të saj me këto fjalë: “Më ke qëndruar gjithmonë pranë, më ke bërë gjithmonë të lumtur. Sot mendova të të bëj unë të lumtur, meqë ti ke 70-vjetorin e lindjes. Të faleminderit që ekziston”.

Xhevdeti u shpreh duke thënë se Lori ka qenë gjithmonë një fëmijë i shkathët dhe tepër e talentuar. Gjithashtu ai shtoi që i kishte qëndruar pranë në çdo moment sepse ky profesion kërkonte tepër punë dhe përkushtim.

Momenti që e emocionoi babain ishte letra e Lorit në të cilën shkruhej: “Ti gjithmonë do të jesh mbreti im dhe dua të them që do të ta kushtoj ty çdo hap që do të hedh deri ditën e fundit, sepse pa ty nuk do të isha kjo që jam sot”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Erdogan pranon ‘dhuratën’ 400 milionë dollarëshe

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash nga kundërshtarët politikë. Në përgjigje të akuzave, Erdogan tha se avioni Boeing 747-8 ishte një “dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin...
Read More