Balerini shqiptar rrëfen momentet dramatike të jetës së tij: Flija mbi çimento…

Ai është një ndër balerinët më të njohur të moshës së rij, i cili ka korrur sukses jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali.

Tashmë pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”, por për Ilir Shaqirin jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e thjeshtë. Kjo pasi ai ka qenë emigrantë në Itali dhe i është dashur të sakrifikojë shumë.

Në emisionin “Lart e poshtë”, balerini ka treguar periudhën kur është zhvendosur në Itali dhe i është dashur të flejë për afro 1 vit e gjysmë në një fabrikë çimentojë.

Ai tha: Ishte periudhë tranzicioni koha kur unë u largova. Kush ka qenë emigrant e di sa e vështirë është 2-3 vitet para. Je thjesht një mizë në një botë të madhe dhe askush nuk do t’ia dijë kush je apo çfarë bën. Për më tepër që fama e një shqiptari në vitet ’90 ishte dramatike.

Kam fjetur për gati 1 vit e gjysmë në një fabrikë që bënte çimento, në një dhomë aty, në një krevat përtokë. Kanë qenë vitet e para kur shkova në Siçili dhe punoja në shumë shkolla Siçiliane.

Por pagesa ishte jashtëzakonisht shumë e vogël dhe mezi arrija të blija dy kokrra vezë në fund të muajit.

Thosha po unë kam studiuar, kam punuar, kam krijuar, kam sakrifikuar gjithë këtë kohë, për çfarë? Kjo ishte pyetja që i bëja vetes para se të flija çdo natë. Ka pasur momente të rënda psikologjike.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Historia e mësueses katolike në Mirditë: Më pushuan nga puna!

    Motër Elda Nikolli, që aktualisht shërben në Fan, ka reaguar...
Read More