Balkanika 2015-2016: Gara shqiptare me Bashkim Shehun dhe Luljeta Lleshanakun

Janë dy edicione sivjet për çmimin letrar Balkanika, që ndahet në këtë rajon, dhe nga Shqipëria janë paraqitur dy autorë: për Balkanika 2015, juria kombëtare ka përzgjedhur romanin “Loja, shembja e qiellit” të shkrimtarit Bashkim Shehu; dhe, për Balkanika 2016 emri i përzgjedhur për këtë kompeticion është i poetes Luljeta Lleshanaku, me vëllimin me poezi “Homo Antarcticus”.

Janë dy edicione sivjet për çmimin letrar Balkanika, që ndahet në këtë rajon, dhe nga Shqipëria janë paraqitur dy autorë: për Balkanika 2015, juria kombëtare ka përzgjedhur romanin “Loja, shembja e qiellit” të shkrimtarit Bashkim Shehu; dhe, për Balkanika 2016 emri i përzgjedhur për këtë kompeticion është i poetes Luljeta Lleshanaku, me vëllimin me poezi “Homo Antarcticus”.

Njoftimi vjen nga botuesit e “Toenës”, prej të cilëve është botuar shkrimtari Bashkim Shehu. Për këtë roman shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” – 2013. Në të njëjtin vit juria e Panairit të Librit Fier e nderoi me çmimin “Autor i Vitit” – 2013. Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu, përzgjidhet për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballkanike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi.

Romani “Loja, shembja e qiellit” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese TOENA, në vitin 2013. Për këtë roman dhe vlerat e tij letrare janë shkruar me dhjetëra artikuj vlerësues në median e shkruar.

Ndërsa për t’u paraqitur në kompeticionin “Balkanika 2016”, emri tjetër i përzgjedhur nga juria kombëtare është vëllimi poetik Luljeta Lleshanaku, botuar në shqip nga botimet OMBRA GVG në vitin 2015. Ky vëllim poetik ka marrë shumë vlerësime pozitive në median e shkruar. Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” – 2017 në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.

Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtëpitë botuese: Biblioteka 48 (Bullgari), Toena (Shqipëri), Magor (FYROM), Kedros (Greqi), Laguna (Serbi), Can (Turqi), Muzeul National al Literaturii Romane (Rumani). Bëhet e ditur se fituesit e edicionit të 17-të dhe të 18-të të këtij Çmimi shpallen të dielën, në 3 dhjetor 2017, nga Juria Ndërballkanike e këtij kompeticioni, në Qendrën Kulturore për të Rinj – Shkup. Më parë këtë Çmim e kanë marrë shkrimtarët shqiptarë Fatos Kongoli (2002) dhe Ismail Kadare (2009). Për Çmimin “Balkanika 2015”, shkrimtari Bashkim Shehu është në garë me 6 autorë nga 6 vende të Ballkanit: Vladimir Yankovski “Invisible love” (FYROM); Christo Karastoyanov “The same night” (Bullgaria); Ana Ristovic “Directions for use” (Serbia); Seray Şahiner “The hairstyle of the bride” (Turqia); Dimosthenis Papamarkos “Gjak” (Greqia); Simona Sora “Hotel Universal” (Rumania)

Për Çmimin “Balkanika 2016”, poetja Luljeta Lleshanaku është në garë me 6 autorë të përzgjedhur nga 6 vende të Ballkanit: Lidija Dimkovska “Non-Oui” (FYROM); Nikolay Milchev “You and the cats in the afternoon” (Bullgaria); Vladan Matijevic “Very little light” (Serbia); Murat Özyaşar “Laugh yellow” (Turqia); Panagiotis Kechagias “Final warning” (Greqia); Bogdan Teodorescu “Spada” (Rumania).

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Krimi i vërtetë i politikës dhe lidhjet e tij me 43% të shqiptarëve

Axhenda Liberale /6 Nga Besart Kadia Jeta në tranzicion! Kështu e quan...
Read More