Banane dhe kokainë: Kapet një kontejner me 1.6 ton drogë në Kolumbi

 

Mbi 1.6 ton kokainë është sekuestruar në portin e Santa Marta në bregun e Karaibeve, bën të ditur Sektori i Antidrogës në Kolumbi.

Autoritetet policore kolumbiane deklaruan se lënda narkotike e sekuestruar u gjet në një kontejner me banane.

Droga u gjet brenda në kontejner. Ajo ishte e ndarë në 1600 pako jeshile drejtkëndore, që ishin vendosur në mënyrë strategjike pa u vënë re,” raportoi policia.

Tech2 raporton se lënda narkotike e sekuestruar në portin e Santa Marta kishte destinacion Belgjikën.

Vlera e kokainës në tregun evropian do të arrinte në gati 89 mln dollarë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Që protesta të mos jetë e varfër

    Nga Klementin Mile Opozita shqiptare e sotme, sikundër opozita shqiptare...
Read More