Banda e “Xibrakës”, ja sa vite burg për nipin e ish-diktatorit Hoxha

ermal-hoxha

Deklarimin fajtor dhe dënimin me burg për gjithë të pandehurit e dosjes “Xibraka” ka kërkuar sot prokuroria gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda në ngarkim të 9 të arrestuarve, mes tyre nipi i ish-diktatorit Hoxha. Kështu prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha.

Akuza

Mes 9 të arrestuarve është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”. Nipi i Enver Hoxhës u arrestua pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit. Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjendur edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.

Dosja e Prokurorisë për Krimet e Rënda

Në bazë të të dhënave të përfituara gjatë hetimeve paraprake, të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në datë 14.01.2015, prokuroria njofton se u organizua operacioni për arrestimin në flagrancë të disa shtetasve, të cilët gjendeshin në ambjentet e një ish-magazine, e cila rezultoi që ishte shndërruar nga të dyshuarit në një laborator për përpunimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

“Në bazë të veprimeve paraprake dhe provave materiale të zbuluara gjatë operacionit, personat e arrestuar, dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “trafikimit të narkotikëve”, të mbetur në tentativë, “prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope, “prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të paligjshëm të prekursorëve”, “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike” si dhe “grupit të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a-22, 284/c, 284/ç, 285 dhe 333/a. Ndërkohë, dy prej tyre akuzohen edhe për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” të parashikuar nga nenet 278/2 dhe 278/4 të Kodit Penal. Në bazë të të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 9 personat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pretenca, ja sa vite burg kërkon:

Ermal Hoxha 13 vjet burg

Ilir Hyseni 14 vjet burg

Genci Xhixha 15 vjet burg

Arjan Dalipi 13 vjet burg

Cesar Avilla (kolumbian) 14 vjet burg

Valter Moreno (kolumbian) 14 vjet burg

Sajmir Batku 15 vjet burg

Gentian Gjonaj 14 vjet burg

Klement Dalipi 14 vjet burg

Shkruar Nga
More from Revista User

Masakra në Lushnjë/ Nipi i Aldo Bares kishte truprojë njërin prej viktimave

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me dy të vrarë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.