Banesa e tyre u përfshi nga flakët, e moshuara tregon momentet e tmerrit: Kisha frikë për plakun

Çifti i të moshuarve Gëzim dhe Mynyre Tafaruçi, apartamenti i të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata pritet të dalin nga Spitali i Durrësit mëngjesin e së dielës.

Lajmi u bë i ditur nga stafi i Urgjencës së spitalit, që ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.

Po sipas mjekëve, nesër ata do të dërgohen në banesën e tyre, pasi nuk paraqesin më asnjë shqetësim për jetën.

“Kisha frikë për plakun, por shyqyr e kaluam këtë moment të vështirë”, tha 72-vjeçarja.

Pranë tyre ndodhet mbesa, e cila ka qëndruar me ta që nga momenti kur u mësua ngjarja e rëndë.

Stafi i Urgjencës së spitalit të Durrësit konfirmon gjithashtu se zjarrfikësi që mbeti i asfiksuar gjatë operacionit për nxjerrjen jashtë apartamentit të çiftit të bashkëshortëve ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është shoqëruar në banesë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar shumë shpejt.

Rreth orës 11:15 të ditës së shtunë, një apartament në lagjen nr.17 të Durrësit u përfshi nga flakët, të cilat vunë në rrezik jetën e Gëzim dhe Myryre Tafaruçit, dhe njërit prej zjarrfikësve që u erdhi në ndihmë.

Shkruar Nga
More from Revista User

U vesh në mënyrë transparente por ja sa kushton kjo veshje e Ritës

Paraqitjet e saj gjithmonë marrin vëmendje. [ngg_images source="galleries" container_ids="1090" display_type="photocrati-nextgen_basic_imagebrowser" ajax_pagination="0" order_by="sortorder"...
Read More