Bangladeshi akuzon Mianmarin se po i’a cënon hapësirën ajërore

Autoritetet e Bangladeshit i kanë bërë thirrje, të dërguarit të Mianmarit, për të protestuar ndaj asaj siç e quajtën ata, shkelje e hapësirës ajrore të tyre, pasi numri i myslimanëve Rohingya po arrin në më shumë se 400.000.

Ministria e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, tha të premten se avionët dhe helikopterët e Mianmarit, kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Bangladeshit të dielën, të martën dhe të enjten.

Ata thanë se një paralajmërim i është dorëzuar të dërguarit të Mianmarit dhe se “aktet provokuese” mund të kenë pasoja.

Zëdhënësi i presidentit, Zaw Htay, tha se ushtria e Mianmarit i kundërshton shkeljet e hapësirës ajërore të Bangladeshit, dhe se ushtria po e hulumton këtë çështje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident i rëndë në Shkodër, makina bie 20 m poshtë në humnerë

Një makinë Benz ka rënë 20 m poshtë nëpër shkëmbinj në Shkodër...
Read More