Banka Botërore: Qeveritë të kthejnë vëmendjen tek arsimi, Shqipëria “dobët” në lexim dhe matematikë

Arsimi ndërton kapitalin njerëzor, që përkthehet në rritje ekonomike. Nëse përmirësimet janë më të shpejta, me shumë gjasë, vendet që ndërtojnë një sistem arsimor produktiv kanë më shumë shanse të përmirësojnë nivelin e tyre të jetesës, të ulin varfërinë dhe të ndërtojnë një sistem demokratik qeverisës.

Banka Botërore në një raport të fundit, “Lexo për tu edukuar” konkludon se vendet e varfra dhe ato zhvillim po bëjnë hapa më të avashtë në arsimin e fëmijëve se SHBA-te në vitet 1800-1900.
Duke analizuar njohuritë arsimore në disa vende dhe ndikimin që ato kanë në zhvillimin ekonomik te tyre, Banka ka gjetur se popullatat e varfra gjithashtu janë të varfra edhe në mësimnxënie.
Në vendet e Afrikës tre të katërtat e nxënësve në klasën e tretë nuk e dinin kuptimin e fjalisë “Qeni im quhet Pupi”, ndërsa në Indinë rurale tre të katërtat e nxënësve në klasën e tretë nuk mund të bënin një zbritje me dy numra.

Në vlerësimin për nivelin arsimor nëpërmjet PISA 2015 Banka Botërore pohon për Shqipërinë se megjithëse niveli i arsimimit është rritur, veçanërisht për arsimin e lartë, ku shkalla e regjistrimit është rritur më shumë se dy herë krahasuar me fillimin e viteve 2000, cilësia e arsimit mbetet e ulët duke çuar në zvogëlimin e përfitimeve nga arsimi dhe uljen e cilësisë së kapitalit njerëzor.
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore në Shqipëri, më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën aftësitë minimale në lexim dhe matematikë në testin PISA. Hendeku i aftësive është identifikuar si një problem veçanërisht i rëndë në rajon.

Banka thotë se shkollimi zvogëlon shumicën e llojeve të krimit të kryera nga të rriturit, si dhe nivelin e krimeve në adoleshencë.
16 dhe 17-vjeçarët në Mbretërinë e Bashkuar që braktisin shkollën kane tre here më shumë gjasa të kryejnë krime se sa ata që qëndrojnë në shkollë. Ndërsa në Meksikë studimi gjeti se ata që kishin braktisur arsimin e mesëm ishin aktivizuar më së shumti me grupet kriminale të krimit dhe drogës.
Banka thotë se arsimi siguron të ardhura më të larta dhe gjithashtu i zvogëlon disa fenomene negative sociale. Aborti ka shanse të jetë më i kontrolluar tek fermat e arsimuara dhe planifikimi familjar te jetë më e lartë.

Një krizë mësimi është edhe një krizë morale vlerëson BB. Edukimi shëron një mori sëmundjesh shoqërore. Për individët, ajo promovon punësimin, të ardhurat, shëndetin dhe zvogëlimin e varfërisë. Për shoqëritë, ajo nxit inovacionin, forcon institucionet dhe nxit kohezionin social. Por këto përfitime varen kryesisht në mësim. Shkollimi pa të mësuarit është një mundësi e humbur.

Korea e Jugut e kuptoi se arsimi ishte mënyra më e mirë për t’u tërhequr nga mjerimi ekonomik. Kështu që u përqendrua në rregullimin e shkollave dhe u angazhua për edukimin e mirë të çdo fëmije. Sot jo vetëm që Koreja ka arritur rezultatet universale në arsim, por studentët e saj gjithashtu kapin nivelet më të larta në vlerësimet ndërkombëtare të të mësuarit. Është një vend me të ardhura të larta dhe një model i zhvillimit të suksesshëm ekonomik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jojo Babie, “tërbimi” që po çmend meshkujt.

Jojo Babie është modelja e njohur nga Los Angeles. Kulmin e famës...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.