Banka e Shqipërisë, rregullore për të frenuar kredinë në euro, kur të ardhurat i ke në lekë

Nëse keni të ardhura në lekë, do të jetë e vështirë që të merrni një kredi në euro. Teksa Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një plan masash, të shoqëruar me fushatë të gjerë, për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, ndryshimet e rregulloreve prekin dhe klientit.

Në një ndryshim të fundit të rregullores “Për disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” ka shtuar përmbajtjen e mëposhtme: “Në rastin kur klienti aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjeneron të ardhurat, dhe kur banka vlerëson se kapacitetet e tij për t’u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit janë të pamjaftueshme, banka i ofron klientit, si alternativë, një kredi të krahasueshme në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat e tij”.

Edhe më parë bankat i këshillonin klientët e tyre që të marrin huanë në monedhën që e kanë kredinë, por tashmë kjo sanksionohet dhe në rregullore.

Kreditë në valutë, sidomos ato në euro, kanë qenë të preferuara vitet e fundit nga klientët, për shkak të interest relative më të ulët sesa me lekun dhe faktit që mallrat e qëndrueshme si shtëpi apo makina shiteshin në euro. Por, në momentin që i kanë të ardhurat në lekë, kjo i lë të ekspozuar ndaj rrezikut të zhvlerësimit të lekut. Psh, të gjithë ata që morën një kredi në euro para vitit 2008 janë përballur me humbje, pasi nga rreth 127 lekë në 2005-n, euro u forcua për të arritur në 140 lekë në periudhën 2008-2015 dhe vetëm vitin e fundit ka zbritur në kuotën e 133-135 lekëve.

Pra një klienti që kishte marrë hua në euro dhe të ardhurat i kishte në lekë, me një kest 400 euro në muaj në vitin 2005 i duheshin 50,800 lekë, në vitin 2008 rreth 56,000 lekë dhe aktualisht rreth 53,600.

Duke qenë se kredia, sidomos ajo për shtëpi është afatgjatë deri në 20 vjet, rreziku me të cilin përballen kredimarrësit nga huaja në valutë kur i kanë të ardhurat në lekë është i lartë.

Banka e Shqipërisë ka bërë publike se kredia e pambrojtur (kur të ardhurat janë në monedhë të ndryshme me atë që ke kredinë) është në rreth 26% të totalit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ish-futbollisti argjentinas Maradona: Drogën e fillova kur isha 24 vjeç

Ish-futbollisti argjentinas Diego Armando Maradona ka rrëfyer në një intervistë për Canale...
Read More