Banka Societe Generale Albania inauguron ambientet e reja në qytetin e Sarandës



Societe Generale1Në një ceremoni të posaçme, në datë 27 maj 2016, u inaguruan ambjentet e reja të degës së Bankës Societe Generale Albania në qytetin e Sarandës.

Të ftuar të veçante të kësaj ceremonie ishin Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës z. Kristaq Kiço si dhe shumë kliente dhe të ftuar të kësaj dege.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshem i Bankës Societe Generale Albania, z. Frederic Blanc nënvizoi zhvillimin e vazhdueshëm të degës së bankës që në qershor të vitit 2004 në mbështetje të individëve, bizneseve të vogla dhe bizneseve korporatë për qytetin e Sarandës.

“Nuk është rastësi aplikimi i detajeve që ju do të shihni këtu. Kujdes i veçantë dhe mendim i thellë është investuar në këtë hapësirë. Një degë nuk është thjeshtë një zyrë, është një shtëpi për të gjithë ata që kanë nevojë për një mik besnik, për një partner të sinqertë, një këshillues në kohë të vështira dhe një shpatull ku të mbështeten, kur ide brilante duhet të ngrihen dhe zhvillohen”.

Ceremonia u zhvillua në një ambjent të ngrohtë dhe miqësor.

Societe Generale

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Dështimi Rama-Basha, si fillim i suksesit të reformës

Nga Arion Sulo Duket si paradoks apo provokim të thuash sot se...
Read More