Bardhyl Londo: Si më censuruan emrin e gruas nga poezia

“Unë i shkruaj letër Valentina Londos

I them: qielli i ngjan sombreros së Pablo Nerudës,

I them: deti ka mall të na shohë të dy,

I them të më dërgojë 50 lekë se dietat m’u mbaruan!

Pastaj për ta qetësuar

I the: nuk kam pasur tikikardi.

Po detin, detin vallë, si ta qetësoj për ty?

Bardhyl Londo një emër i njohur në letrat shqipe, ka qenë i ftuar në ditën ndërkombëtare të poezisë në klubin e librit në Universitetin Europian të Tiranës, me Alda Bardhylin, ku ka treguar dhe një histori që lidhet me poezinë e mësipërme “Si ta qetësoj detin”. Sipas poetit, kur kjo poezi u botua për herë të parë më vitin 1980-të është botuar pa emrin e Valentinës.

Kjo pasi diktatura nuk lejonte të përdorej emri i gruas në vargje. “Botimi i kësaj poezie në vitet 80-të ka qenë pa emrin e Valentinës, gruas sime, e cila sot është ndarë nga jeta.

Rregullat e kohës nuk lejuan që unë ta botoja poezinë me emrin e saj, deri në vitin 2005 kur e ribotova në këtë libër me emrin e Valentinës”, tha Londo.

Duke folur për shkrimin e poezisë nën censurë ai tha se pas viteve 90-të nuk ka ndryshuar shumë mënyra sesi ai shkruan poezi, kjo pasi sipas tij ”censura është futur aq thellë brenda tij, sa është e vështirë se do të iki ndonjëherë” dhe se ndonjëherë “liria nuk mjafton”. Duke u kthyer pas në kohë, Londo kujtoi vështirësitë e shkrimit, për të shprehur atë që vërtet mendoje.

Një rast tjetër ishte me një poezi kushtuar Kosovës, por që nuk duhej të kuptohej se i ishte shkruar për Kosovën, pasi nuk lejohej të shkruhej për Kosovën në kohën e demonstratave më 1982-shin.

Atëherë në vargjet e shkruara nga shqetësimi për të shprehur solidaritetin me atë çfarë po ndodhte atje, ai u përpoq që shkronjat e para të vargjeve të bënin të plotë emrin e Kosovës nëse i shihje vertikalisht, por e gjitha kjo pa rënë në sy.

Duke u ndalur tek poezia shqipe Londo tha se poezia shqipe ka pasur poetë europianë, me gjithë “menopauzën” që poezia pati në vitet 30-40-të.

Londo foli për përvojën e tij si kryeredaktor i gazetës Drita e më pas si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për dy mandate.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nga shëtitja në bregdet te xhiro me biçikletë me nusen, ku e kaluan fundjavën ministrat dhe deputetët

Këtë fundjavë duket se ministrat, por dhe deputetët e Ramës kanë marrë...
Read More