Basha: “Apel qytetarëve të bashkohen, të marrim në dorë fatet tona”

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas vendimit të mazhorancës në Këshillin e Mandateve për të shtyrë vendimin në lidhje me kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Basha akuzoi Ramën se ka marr në mbrojtje Tahirin pavarësisht provave që kanë dalë dhe që implikojnë ish-ministrin.

Kreu i opozitës shtoi gjithashtu se provat që drejtësia italiane po i administron dhe po i përdor në gjyqin ndaj bandës së Habilajve si dhe prova të tjera i janë paraqitur Kuvendit nga Prokuroria.

“Përgjimet tregojnë qartë se Tahiri merrte shuma të mëdha parash për mbrojtjen që i ofronte kësaj bande dhe vënies në dispozicion të porteve, radarëve, etj”, ka deklaruar Basha.

“Mbrojtja që Rama i ofroi Tahirit është më e madhe sesa prirja e tij për të bërë drejtësi. Me Ramën nuk bëhet drejtësi. Provat administrohen nga gjykata, ndaj Rama gërmon me të kotë dhe gënjen shqiptarët kur thotë ka apo nuk ka prova. Përgjimet e publikuara tregojnë se Këshilli nuk ka rrugë tjetër veç të heqë mandatin e Tahirit”, ka vijuar Basha.

Ai ka theksuar se, me vendimin e sotëm Tahirit iu dhanë edhe 24 orë për të prerë fijet që e lidhin me Ramën dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë “Rama 2”, të përfshirë sipas tij në përgjime.

Gjithashtu, “do dërgohen emisarë për të blerë të vërtetën. Rama tregoi se narkoshteti nuk mund të jetë shteti i së drejtës. Me Ramën nuk ka drejtësi”, ka vijuar Basha.

Në këto kushte, ai ka ftuar qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen opozitës për të marrë në dorë fatet e vendit.

“Ndaj për çdo shqiptar është ora e vetëdijes. Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën, të marrim në dorë fatet tona. Vendin nuk mund ta lëmë në dorë të kupolës mafioze”, ka shtuar Basha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hjustoni përjeton stuhi dhe përmbytje të papara

Qyteti amerikan i Hjustonit ka përjetuar stuhinë më të madhe në historinë...
Read More